Rekurs për vulën? Basha flet në Euronews Albania: Do garoj në 2025-ën

21 Qershor 2024 | 14:30

Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se grupimi që ai përfaqëson nuk e ka vendosur ende nëse do krijojë një parti të re, por do të çojnë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e gjykatës që i dha vulën e PD Sali Berishës.

Ai u shpreh se pavarësisht atij vendimi shqiptarët do të kenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e 2025, ku siç tha do të garojë, qoftë me logon e PD nëse i kthehet ligjshmëria ose si një alternativë tjetër.

“S’kemi marrë vendim për parti të re, do çojmë rekurs në Gjykatë të lartë se s’mund të lejojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Është një shkeljen e ligjit dhe produkt i një pazari mes Ramës dhe Berishës, ky i fundit mjaftohet me vulën. Do ndjekim gjithçka në përputhje me parimet tona, shqiptarët do ta kenë alternativën në zgjedhje, pa diskutim që do garojmë në zgjedhje. Rekursi është betejë për ligjshmërinë, nuk jemi duke pritur, as nuk do presim, kemi shpalosur programin. Nëse është vendosur ligjshmëria do ta kërkojmë votën me logon e PD nëse jo me alternativë tjetër”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026