“Krisje për shkak të ambicieve”, Malaj: Kur Meta mori Presidencën, Monika….

21 Qershor 2024 | 21:23

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj tha në “Review” në Euronews Albania se fillimisht i ishte dukur i pabesueshëm lajmi rreth divorcit të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Duke folur si sociologe, Malaj tha se çifti Meta ka pasur një garë shumë të fortë përballë njëri-tjetrit në lidhje me ambiciet personale, gjë që edhe mund të ketë shkaktuar konflikte në çift, madje gjatë fushatës elektorale ata nuk flisnin as me telefon me njëri-tjetrin.

“Çiftet në vitin e 15, të 25 dhe në vitin e 35 kanë gjithmonë krisje të forta për arsye të ndërrimit të hartës së tyre personale. Gara në qasjen time, mes Ilirit dhe Monikës, ishte e tillë, se ata u rritën të dy dhe përtej garës politike, kishin edhe një ambicie personale, për tu realizuar. Meta i mori të gjitha shkallët e realizimit, deri në nivelin më të lartë. Kur ai mori presidencën, zonjë Kryemadhi nuk u bë zonjë e parë, u bë vajza zonjë e parë.

Zonja Kryemadhi mori të gjithë pushtetin që i jepte një lidership që i jep pozicioni politik. Kur Meta shkoi në presidencë u mundua “të tkurrej” në mënyrë që Monika të kishte të gjithë forcën e saj dhe nuk ishte imponues e në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër u baraslargua edhe nga deputetët. Kur të dy palët rriten, në vendimmarrje në shpi nuk janë më njësoj dhe në ngarkesën politike që merr zonja Kryemadhi, pesha është shumë e madhe”,-tha Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026