A do jetë drejtues politik në Elbasan? Përgjigjet Luçiano Boçi

22 Qershor 2024 | 13:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar ne Euronews Albania theksoi se aktualisht është drejtues politik në Shkodër në cilësinë e nënkryetarit të partisë.

Boçi sqaroi se detyrat politike përcaktohen nga vendimmarrja e partive dhe se, edhe pse është nga Elbasani, ai është i gatshëm të shërbejë kudo që është e nevojshme.

“Unë tani drejtues politik jam në Shkodër në cilësinë e nënkryetarit të partisë dhe pjesa tjetër është pjesa që vjen pas miratimit të kodit zgjedhor. Janë gjëra që partitë politike i zgjedhin me vendimmarrjen e saj. Në politikë nuk zgjedh mbart. Unë jam nga Elbasani dhe kjo mund të jetë indicie, por në politikë ka detyra. Unë duhet të jem i pari që duhet të jap shembullin që unë zbatoj detyrën dhe urdhrin politik, por shërbimi im do të jetë dhe për Elbasanin po dhe për të gjitha qarqet,” tha ai.

Boçi tha se lideri i vetëm i Partisë Demokratike mund të jetë Berisha. Sipas tij, i vetmi që mund ta mundë Ramën në zgjedhje është ish-kryeministri Berisha.

“Fakt është që Berisha ka marrë besimin e demokratëve dhe ka marrë mandatin e tij për të drejtuar Partinë Demokratike dhe ne duhet t’i bindemi këtij fakti. Sikurse dikush është në një pozicion tjetër dhe ka marrë mandat për të drejtuar dhe përballë Ramës në zgjedhje do të jetë Berisha dhe ai ka thënë që çështja e kryeministrit mund të zgjidhet dhe me referendum. Figurat nuk janë përbashkuese vetëm një. Figurat përbashkuese janë dhe lidershipi i një force politike, në këtë rast lidershipi i PD. I vetmi person që mund ta mundë Ramën në zgjedhje është zoti Berisha,” tha Boçi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026