“Kemi një lider të burgosur”, deputetja demokrate: Po goditemi politikisht

19 Qershor 2024 | 12:58

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha në një intervistë për Euronews Albania se opozita po goditet politikisht para zgjedhjeve pas lideri i saj është një i burgosur politik që po mbahet i izoluar pa asnjë akuzë konkrete.

Sipas saj, shumica e atyre deputetëve që deri më tani janë njohur si grupimi i Bashës do qëndrojnë në PD, pasi siç tha ajo është partia që i ka zgjedhur.

“Të gjithë nga grupimi i PD kanë qenë të qëndrimit që do të qëndrojnë në PD se janë zgjedhur nga logoja e PD dhe e ndiejnë veten demokratë. Shumica do të vijnë në PD se është partia nga e cila janë zgjedhur. PD jemi të gjithë bashkë, është një flamur që kalon përtej çdo individi. Ka një luftë të hapur ndaj opozitë, lideri i opozitës është i burgosur politikisht sot, mbahet i mbyllur në shtëpi vetëm hetim dhe pa asnjë akuzë konkrete, duke mos i lejuar të kryejë funksionet e tij kushtuese si deputet kur ky proces nuk paraqet asnjë rrezik për hetimin e SPAK. Por pavarësisht se ende jemi në goditje politike, nuk gjejmë justifikime”, tha Zhupa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026