Norris mundi Verstappen për pole position në Spanish GP

22 Qershor 2024 | 18:12

Pilot i McLaren, Lando Norris siguroi të dytin pole position në karrierë pas një beteje epike me rivalin e Red Bull, Max Verstappen në Provat Zyrtare të “Spanish Grand Prix” që u transmetuan ekskluzivisht në Euronews Albania si dhe në IN Radio.

Norris që të vetmin pole position e kishte marrë në Autodromin e Sochi’t në vitin 2021, dha shenjat e para ndaj Verstappen në hapjen e sesionit të 3’të kualifikues por realizoi një xhiro perfekte në fundin e tij me kohën 1m 11”383 duke e lënë pas holandezin me 0.020”.

Mercedes konvertoi paraqitjen e mirë të Provave të Lira në një session kompetitiv kualifikues duke dërguar Lewis Hamilton në vendin e 3’të dhe George Russell në të 4’in. Në këto kushte Charles Leclerc favorite vendas, Carlos Sainz u mjaftuan me rradhën e 3’të të nisjes në “Circuit de Barcelona-Catalunya”, aty ku Pierre Gasly dhe Alpine u vendosën në pozicionin 7.

Sergio Perez u rendit i 8’ti por makina Red Bull do të humbasë 3 vende pas penalitetit nga gara në Kanada duke bërë të përfitojnë Esteban Ocon dhe Oscar Piastri. Fernando Alonso do të kthehet mes 10 të parëve mgjs u eleminua nga sesioni i 3’të për pak të qindat nga ish shoku i skuadrës Ocon. Këto janë rezultatet e Provave Zyrtare në “Circuit de Barcelona-Catalunya”:

  1. Norris (McLaren) 1’11″383
  2. Verstappen (Red Bull) 1’11″403
  3. Hamilton (Mercedes) 1’11″701
  4. Russell (Mercedes) 1’11″703
  5. Leclerc (Ferrari) 1’11″731
  6. Sainz (Ferrari) 1’11″736
  7. Gasly (Alpine) 1’11″857
  8. Perez (Red Bull) 1’12″061
  9. Ocon (Alpine) 1’12″125
  10. Piastri (McLaren) s.t.
  11. Alonso (Aston Martin) 1’12″128
  12. Bottas (Sauber) 1’12″227
  13. Hulkenberg (Haas) 1’12″310
  14. Stroll (Aston Martin) 1’12″372
  15. Zhou (Sauber) 1’12″738
  16. Magnussen (Haas) 1’12″937
  17. Tsunoda (RB) 1’12″985
  18. Ricciardo (RB) 1’13″075
  19. Albon (Williams) 1’13″153
  20. Sargeant (Williams) 1’13″509

Kjo është rradha e nisjes në “Circuit de Barcelona-Catalunya”:

  1. Norris (McLaren)
  2. Verstappen (Red Bull)
  3. Hamilton (Mercedes)
  4. Russell (Mercedes)
  5. Leclerc (Ferrari)
  6. Sainz (Ferrari)
  7. Gasly (Alpine)
  8. Ocon (Alpine)
  9. Piastri (McLaren)
  10. Alonso (Aston Martin)
  11. Perez (Red Bull)
  12. Bottas (Sauber)
  13. Hulkenberg (Haas)
  14. Stroll (Aston Martin)
  15. Zhou (Sauber)
  16. Magnussen (Haas)
  17. Tsunoda (RB)
  18. Ricciardo (RB)
  19. Albon (Williams)
  20. Sargeant (Williams)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024