Euro 2024| Portugalia dhuron spektakël, mposht Turqinë me rezultatin 3-0

22 Qershor 2024 | 20:14

Portugalia ka dhuruar ditën e sotme spektakël në stadiumin e Dortmundit, ku ma mposhtur Turqinë me rezultatin 3-0, ndeshje e vlefshme për grupin F të Euro 2024.

Skuadra pjesë e të cilës është edhe Cristiano Ronaldo ka dominuar gjithë lojën. Nga ana tjetër, ekipi i Vincenzo Montellas ishte thuajse inekzistent në fushën e lojës, duke mos e rrezikuar portën portugeze.

Golat u realizuan nga Bernardo Silva në minutën e 21-të, më pas erdhi autogoli i Akaydin, që nuk u kuptua me portierin Bayindir. Ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, falë një pase të CR7, Bruno Fernandezin shënoi me portën bosh.

Me këtë fitore Portugaliza e Roberto Martinezit arrin të kualifikohet për më tej, ndërsa Turqia mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit, atë përballë Çekisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026