Rajoni pa drita, kreu i ERE: Situatë sensitive, defekti nuk u shkaktua këtu

24 Qershor 2024 | 17:07

Blackouti” që përfshiu Shqipërinë dhe rajonin në datën 22 qershor është i pazakontë. Me këtë koment, kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti thotë se duhet pritur analiza e plotë e ngjarjes.

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia u përballën mesditën datës 22 qershor me një ‘black out’ të plotë për të paktën 30 minuta. Një raport i detajuar për këtë situatë të paprecedentë, ende mungon, por për Entin Rregullator të Energjisë, defekti nuk ka qenë i brendshëm.

“Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Ne sot morëm një informacion që brenda një kohe të shkurtër u vendos në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë. Është ccështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës”.

Kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti se është një rast i rrallë për linjat e tensionit të lartë, dhe si i tillë kërkon një analizë të thelluar.

“Është një situatë e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ne presim analizën e këtij fenomeni, nuk është se ndodhi vetëm tek ne por edhe në fqinjët tanë. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin”.

Për ngjarjen e paprecedentë, edhe Komiteti i Operacioneve të Sistemeve ENTSO do të kryejë një hetim ndërkombëtar, ndërsa paraprakisht temperaturat e larta konsiderohen si faktor për situatën kritike.  

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026