“Opozita në mobilizim të paparë”, Berisha: Rama duhet të largohet
Ish- kryeministri Sali Berisha në një njoftim për shtyp thekson se opozita duhet të angazhohet për të krijuar një qeveri teknike.
Ai shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të qeverisë, përveç dobësisë dhe mungesës së aksionit të opozitës dhe se ai po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të.
Berisha garanton se “topi është në anën e opozitës” dhe se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet.
Njoftim për shtyp
Opozita duhet të angazhohet dhe do të angazhohet në një mobilizim të paparë. Unë garantoj shqiptarët se shumë më shpejt se ata mund ta mendojnë, qeveria teknike krijohet në Shqipëri.
Natyrisht asgjë nuk arrihet pa sakrifica, por asgjë nuk meriton më shumë sakrificën se sa shpëtimi i Shqipërisë nga një regjim që po bën shfarosjen e ëmbël të shqiptarëve duke i përzënë ata në dhera të tjera, sa asnjë pushtim tjetër në historinë e këtij vendi.
Që po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të.
Edhe njëherë them, meqenëse jemi në këtë kampionat futbolli; topi është në anën e opozitës.
Edi Rama ka humbur çdo gjë, ka humbur ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij me pushtet dhe jashtëpushteti që qëndron në zyrë.
A është bërë prova? Jo nuk është bërë prova. U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën dhe fitoren. Nuk bëjmë provë për të dështuar, ne bëjmë provë për të fituar dhe ne do të fitojmë.
Ju përshëndes dhe përgëzoj për punën që bëni, si dhe shpresoj që Këshilli Kombëtar që thirret nga kjo mbledhje dhe mblidhet për të miratuar rezolutën që diskutoni sot, tu japë përgjigjen më të merituar, problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, përballet Shqipëria.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës