Vrasja e Liridona Murselit, gjykata lë në paraburgim edhe për 2 muaj 3 të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar për dy muaj paraburgimin të pandehurit Naim Murseli dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Murselit në fund të vitit të kaluar, tha të martën për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.
“Masa do t’i llogaritet nga data 27 qershor 2024 deri më datën 26 gusht 2024, në kushtet ligjore të parapara nga Kodi i Procedurës Penale të Kosovës”, tha Gashi.
Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.
Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia i arrestoi bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë G.P, dhe K.K.
Ata janë mbajtur në paraburgim për dhjetorit të kaluar, në pritje të gjykimit.
Motivet për vrasjen e saj nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij – nënë e dy fëmijëve – dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.
Protestë nëpër rrugët e kryeqytetit të Prishtinës me thirrjet për më shumë siguri për gratë dhe vajzat, disa ditë pasi një 21-vjeçare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, më 15 prill.
Mllef e zemërim shprehën mijëra qytetarë kryesisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa në Prishtinë kishte edhe protesta me thirrjet për drejtësi për Liridonën.
Vrasja e Liridonës e çoi në katër numrin e grave të vrara në vitin 2023 në Kosovë, sipas raportimeve të policisë, shkruan REL.
Nga viti 2010 deri më sot janë së paku 57 gra të vrara në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Në të shumtën e rasteve, fajtorë ose të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset