Burime për Euronews Albania: Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati
Deputetit Sali Berisha nuk do t’ i hiqet mandati lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania gazetarja Eksiola Shehu.
Kryetarja e Kuvendit mësohet të ketë thënë në nisje të mbledhjes se dëshiron t’u japë fund diskutimeve pas konsultimeve me njohës të kushtetutës e ligjit.
Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, kryetarja e kuvendit ka thënë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve se do t’i japim fund spekulimeve. E njëjta situatë aplikohet edhe tani që deputeti është nën masë sigurie, njesoj si të ishte me raport për arsye shendetësore. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës te ligjit dhe Kushtetutes.
Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve Gazment Bardhi dha edhe një deklaratë për mediat:
“Sapo ka përfunduar mbledhja e konferencës së kryetarëve. Sa i takon mandatit të Sali Berishës, strukturat ligjore të Kuvendit, ashtu si kushtetuta përcakton kanë konstatuar që bëhet fjalë për një mungesë me arsye, e madje deputeti në mënyrë aktive ka kërkuar të jetë prezentë në seancat plenare. Dua të ripërsëris për opinionin publik që fakti i mungesës nuk mjafton që deputetit Sali Berisha, apo një deputeti tjetër ti pengohet e drejta e ushtrimit të mandatit”,-tha Gazment Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti