Duhani nis nga kureshtja, mjeku: Dëmet arrijnë deri në kancer të mushkërive

27 Qershor 2024 | 18:05

Pirja e duhanit nga moshat e reja është një nga fenomenet që po njeh rritje gjatë viteve të fundit. Mjekët thonë se të rinjtë nuk janë të informuar sa duhet për dëmet e pariparueshme që sjellë në shëndetin e tyre.

Duhanpirja është kthyer në një fenomen shqetësues për Shqipërinë, me shifra që nuk njohin rënie, por rritje, e sidomos në moshat e reja. Eksperimenti me cigaren e parë bëhet në adoleshence.

Studimet tregojnë se 80% e duhanpirësve, e nisin në nën moshën 18 vjeç dhe dëmi i parë është varësia.

“Duke filluar cigaren që në moshë të vogël, organet janë ende të pazhvilluara”,-tha mjeku.

Po kur vitet kanë kaluar dëmet bëhet edhe më të mëdha.

“Sa më shumë cigare të pimë aq më të rrezikuar jemi nga kanceri në mushkëri. Probleme duhani jep në të gjitha organet”,-tha Arben Tanka, mjek pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ekspertët shohin me shqetësim, se pirja e duhanit po trashëgohet nga një brez në tjetrin, duke bërë që niveli i duahnpirjes në vend të jetë mbi mesataren europiane dhe në moshat e reja.

Në rang vendi,38,8% e shqiptarëve janë duhanpirës. Përdorimi i produkteve të reja të duhanit nga adoleshentët është kthyer në problem global. Specialistët apelojnë që ato nuk duhen përdorur nga moshat nën 18 vjeç dhe jo duhanpirësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026