Mblidhet grupi i punës për Reformën Zgjedhore, zbardhen propozimet e palëve
Në Kuvend është mbledhur ditën e sotme grupi i punës për Reformën Zgjedhore.
Puna është bllokuar pasi opozita kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore siç kanë qenë më herët.
Mazhoranca nuk jep konsensus për t’u rikthyer tek marrëveshja e 5 qershorit. Diskutimet u zhvilluan rreth kësaj pike prej më shumë se një ore.
Rikthimi i koalicioneve ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve, është kusht për opozitën për të vijuar diskutimet për çështjet e tjera.
Në përfundim të mbledhjes, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri është shprehur se nuk u arrit të gjehej gjuha e përbashkët pavarësisht përpjekjeve.
Ai tha se duhet të adresohen vendimet e Kushtetueses, vota e diasporës dhe herësi.
“Nuk ja dolëm pavarësisht përpjekjeve. Duhet të adresojmë vendimet e Kushtetueses. Vota e diasporës dhe herësi. Nëse s’ka konsensus mazhoranca do i iniciojë vetë. Herësi. Formula e ndarjes së mandateve. Do sjellim propozomet tona. Votim elektrok në 5 qarqet më të mëdha. Japim konsensus. Për 5 qershorin nuk i ndihmojmë dot. Të mos e përmendin më si kusht. Çdo ligj që miratohet, kalon brenda korrikut, ndryshe s’ka më kohë”, tha Gjiknuri.
Nga ana tjetër, bashkëkryetari nga ana e opozitës i këtij grupi pune, ka thënë se ndryshimi i njëanshëm gjymtoi sistemin Zgjedhor. Bylykbashi tha se Rama dhe PS e dinë që koalicioni kthen në pushtet opozitën, prandaj sipas tij, ata po mbajnë peng reformën.
“Ndryshimi i njëanshëm gjymtoi sistemin zgjedhor. Po kërkojmë që zgjedhesit të kenë të drejtën e listës së hapur, kërkojmë që zgjedhësit të votojnë kandidatët që duan. Por Rama kërkon që të fitojë në tryezë zgjedhjet. Kërkojme që reforma të jetë e plotë dhe e drejtë. Duhet të kthehemi te dakordësia e “5 qershorit”. Rama e di që koalicioni kthen në pushtet opozitën, prandaj po mban peng reformën që që mbajë pushtetin me dhunë. Koalicionet janë çështja thelbesore e reformës, presim që OSBE/ODIHR të shprehet për çështjen e koalicioneve. PS nuk ra dakord me propozimin tonë për koalicionet”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës