SPAK refuzoi kërkesën për akt-ekspertizën, Apeli i GJKKO merr vendim për Malltezin
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, i cili kishte kërkuar një akt-ekspertizë financiare.
Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania gazetarja Sara Demushi, e cila tha se Malltezi kishte ankimuar vendimin e prokurorëve të SPAK të datës 15.04.2024.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie për shkak të çështjes “Partizani”.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.
“Ditën e sotme ka qenë një tjetër seancë sa i përket Jamarbër Malltezit. Bëhet fjalë për kërkesën e tij për të marrë një aktekspertizë financiare. Trup gjykuese ka vendosur sot që ta rrëzojë këtë kërkesë të bërë nga Malltezi, në mënyrë që t’i shërbente më pas edhe hetimeve lidhur me kompleksin Partizani. Nga ana tjetër kujtojmë se lidhur me sekuestrimin e pasurive të tij, disa apatamente vijojnë ende të qëndrojnë të sekuestruara”, tha Demushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar