Ndeshja historike Flamurtari- Barcelona rikthehet në fushë pas 37 vitesh
Ish futbollisti Vasil Ruci i ftuar në Euronews tha kujtimet e tij për ndeshjen historike të Flamurtarit me Barcelonën.
Flamurtari dhe Barcelona do të rikthehen në fushë pas 37 vitesh.
Në vitin 1987, Flamurtari u përball me Barcelonën, duke fituar ndeshjen e parë dhe duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Përballja mbetet e gdhendur në memorien e futbolldashësve shqiptarë. Protagonistët e atyre ndeshjeve, përfshirë Vasil Rucin dhe Kreshnik Çipin nga Flamurtari, do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin Flamurtari.
“Ne për këtë e bëjmë këtë ndeshje që të rikujtojmë të kaluarën. Për të nostalgji. Jam i lumtur që ndeshja do të zhvillohet në Vlorë” tha futbollisti.
Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball katër herë në Kupën e Europës kundër Barcelonës, duke fituar një herë, barazuar dy dhe humbur vetëm një ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet më 29 qershor në stadiumin Flamurtari dhe do të jetë një ngjarje e veçantë për qytetin e Vlorës dhe tifozët e futbollit.
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës