“Më duhen 600 vota ose…”/ Zbardhen përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen
Euronews Albania ka siguruar dosjen dhe përgjimet për të cilën u pyet në SPAK pak ditë më parë Artan Lame.
Emri i ish-kreut të ALUIZNI-t dhe Kadastrës del në përgjimet e bisedave të vartësve për blerjen e votave në vitin 2019, në këmbim të legalizimit të banesave të ndërtuara pa leje.
Në dosjen voluminoze të siguruar nga Euronews Albania ku janë qindra orë përgjime përmendet edhe emri i Lames nga ish -artësi i tij Dritan Stoka i arrestuar në prill të këtij viti.
Në një nga episodet e përgjimeve ai dëgjohet teksa thotë kryeplakut të lagjes së re në Sauk, Agim Osma: “O Gim un du nga ty 600 vota, bëj ca të duash, vrit veten… o nuk votuat thuaj, mua më heqin nga puna thuaj, bëja fakt të krym”.
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Review në Euronews Albania se me kodin e ri zgjedhor ka ndryshuar situata dhe kemi një qasje tjetër të organeve të drejtësisë lidhur me një fenomen që ka qenë publikisht i njohur dhe normalitet në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar