Franca përballet me zgjedhjet historike/ E djathta gati për të marrë pushtetin

30 Qershor 2024 | 08:52

Votimi në territoret jashtë Francës filloi të shtunën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që mund të shohin partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen të marrë pushtetin për herë të parë.

Banorët e arkipelagut të vogël francez të Saint Pierre dhe Miquelon, në brigjet e Kanadasë, ishin të parët që hodhën votat e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve. Ishujt e Francës në Karaibe dhe territori i Amerikës së Jugut të Guianës Franceze votuan gjithashtu të shtunën.

Zgjedhja është me dy raunde dhe shumica e 577 vendeve të Asamblesë Kombëtare do të vendosen në raundin e dytë të dielën e ardhshme. RN e Le Pen ka përfituar nga fushata e shkurtër 20-ditore, duke përmirësuar premtimet për imigracionin, pasigurinë dhe uljen e taksave për të luftuar krizën e kostos së jetesës.

Jordan Bardella do të jetë kryeministri i parë i RN-së, dhe partia e tij është e sigurt se do të fitojë dhjetëra vende që në raundin e parë. Megjithatë, ai thotë se do të marrë postin vetëm nëse partia siguron një shumicë absolute prej 289 vendesh. Përndryshe, do të ketë një parlament të varur dhe bllokim politik.

Presidenti Macron ka deklaruar se vetëm aleanca e tij Ensemble ka fuqinë për të bllokuar të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme. Ndërkohë, disa nga yjet më të njohur të rinj të Francës kanë bërë thirrje për të shmangur ekstremet, duke përfshirë yllin e NBA-së Victor Ëembanyama dhe kapitenin e futbollit Kylian Mbappé.

Fushata përfundoi në mesnatën e së premtes. Kandidatët nuk mund të flasin publikisht – as nuk mund të publikohet ndonjë sondazh – deri të dielën në mbrëmje kur ka përfunduar votimi.

Parashikohet një pjesëmarrje e lartë dhe sondazhet përfundimtare të opinionit i kanë dhënë RN-së midis 35% dhe 37% të votave, kundrejt 27,5-29% për aleancën e Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë dhe 20-21% për kampin qendror të Presidentit Macron.

Nëse RN merr një shumicë absolute, shefi i partisë Jordan Bardella, i mbrojturi 28-vjeçar i Le Pen pa përvojë qeverisëse, mund të bëhet kryeministër në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Presidentin Macron.

Analistët thonë se përpjekjet shumëvjeçare të Le Pen për të pastruar imazhin e një partie të bashkëthemeluar nga një ish-anëtar i Ëaffen SS kanë dhënë rezultat. Partia ka premtuar të forcojë fuqinë blerëse, të frenojë imigracionin dhe të forcojë ligjin dhe rendin.

Kundershtarët kanë politia të ndryshme sidomos për sa i përket politikave të jashtmë. Një pikë është politika ndaj Ukrainës.

Nën presidentin Macron, Franca ka qenë një nga mbështetësit kryesorë perëndimor të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në 2022.

Por Le Pen dhe Bardella kanë thënë se do të pakësojnë mbështetjen franceze për Ukrainën, duke përjashtuar dislokimin e trupave tokësore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.

Një Macron sfidues i ka qëndruar vendimit të tij për të thirrur zgjedhjet, ndërsa paralajmëroi votuesit se një fitore nga e djathta ekstreme ose e majta e fortë mund të ndezë një “luftë civile”.

Ai ka këmbëngulur se do të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit të tij të dytë deri në vitin 2027, pavarësisht se cila parti fiton.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026