Hapet aksi Thumanë-Kashar, të pranishëm në ceremoni, Rama, Balluku dhe Kumbaro
Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.
Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm.I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit’, u shpreh kryeministri Rama.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni