“Onkologjiku”| Rama- gjykatësve: Mos lejoni banalizimin e veprimtarisë kriminale

1 Korrik 2024 | 10:16

Kryeministri Edi Rama i cili ishte këtë të hënë në një mbledhje me shefat e QSUT, i bëri thirrje gjykatësve të mos e relativizojnë e të mos lejojnë banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Duke kërkuar që të gjithë mjekët të përfshirë në skandal të marrin dënimin e merituar.

“I bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojë relativizimin e asaj veprimtarie kriminale siç ka ndodhur jo njëherë në të kaluarën, kur gjykatës të caktuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda sot edhe gjithë ditën, ndërsa ne duhet dhe do të vazhdojmë punon tonë.

Jo vetëm me masat që paralajmëroi ministrja e shëndetësisë, por ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në Ministrinë e Shëndetësisë, i ngritur menjëherë pasi morëm dijeni për veprimtarinë e grupit keqbërës në Onkologjik, janë hapa të duhur në drejtimin e duhur”,-tha Rama.

Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për mjekë të spitalit onkologjik.

  1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
  5. Halil Gashi
  6. Florian Marku
  7. Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.

Mjekët nuk i ofronin shërbimin pacientëve me tumor duke i drejtuar ata drejt klinikave private.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026