“‘Bomba’ brenda Onkologjikut”, Bardh Spahia: Pajisja që ‘merr më qafë’ të sëmurët
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, është shprehur se pajisja Kobalt që ndodhet brenda Spitalit Onkologjik në Tiranë, nuk ruhet në kushtet e duhura, ç’ka sipas tij bën që të rrezikohen edhe jetët e pacientëve dhe mjekëve që ndodhen aty.
Komentet Spahia i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kjo pajisje duhet mbajtur në një dhomë hermetike, përkundrazi rrezet e saj gama janë tejet të dëmshme.
Ai tha gjithashtu se ka disa deklarata për shtimin e rasteve me tumor edhe te vetë mjekët e Onkologjikut, ç’ka sipas tij mund të jetë edhe për arsye të kësaj pajisjeje.
“Pajisja e Kobaltit nuk bën asgjë tjetër veçse përdor rrezet gama për arsye mjekësore, duke krijuar përmes izotropit kobalt 60 duke krijuar një fashë rrezesh gama të cilat godasin indet dhe qelizat tumoriale. Qëllimi është shkatërrimi i tyre përmes këtyre rrezeve. Është një ndër radio-terapitë që përdoren. Kjo është një terapi e viteve 50-të, sot ka terapi shumë më të avancuara. Ato kanë startuar po njësoj në vitet 50-të, por kanë avancuar më shumë.
Ajo çfarë të shqetëson nga diskutimet e këtyre ditëve është mënyra sesi ruhet një pajisje e tillë dhe kur dëgjon që është lënë në mënyrë të pambrojtur dhe ruajtje joadekuate, ajo sigurisht që të shqetëson pastaj. Unë nuk e di mënyrën sesi është lënë, por gjatë bisedave të mjekëve që punojnë në spitalin onkologjik, duket qartë që ajo është lënë pa asnjë lloj mbrojtje, ndërkohë që duhet të qëndronte në kushte e një dhome bunker, që të evitonte rrezikun e dëmtimit të personelit mjekësor dhe pacientëve nga rrezet gama në rastin konkret.
Nëse e shikojmë ashtu, mund të shihet si një bombë mjekësore. Duke marrë parasysh edhe akuza të tilla siç ishin disa prej deklarimeve për shtim të rasteve me tumor edhe te mjekët dhe personeli i Spitalit Onkologjik, atëherë kjo merr përmasa edhe më tragjike. Kështu ishin disa prej deklarimeve. Nëse ka një rritje përtej mesatares normale, atëherë objektivi i parë ku duhet të kërkosh është ekspozimi i kësaj pajisjeje”, tha Spahia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve