Rama mbledh shefat e QSUT: Të nxjerrësh para nga gjaku i të sëmurëve është krim
Kryeministri Edi Rama ishte ketë të hënë së bashku me ministren e shëndetësisë Albana Koçiu në një mbledhje me shefat e Qendrës Spitalore Universitare. Kjo mbledhje vjen pas skandalit të publikuar ditë më parë në spitalin e Onkologjikut.
Kryeministri theksoi rëndësinë e figurës se mjekut dhe kritikoi ashpër ata që nuk ishin në lartësinë e duhur të profesionit.
Ai tha se kushdo mjek që të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve bën një krim kundër të gjithë njerizimit dhe duhet të dënohet ashpër.
“Në këtë territor ku jemi sot mungonte gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithmonë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokritit. Dhe të mos jesh në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjera është problem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e detyrës tuaj është një problem më shumë se i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij. Të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe të kesh marrë uniformen më simbolike dhe delikate të shoqërisë dhe të shtetit për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerizimit” tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
- Rama mbledh shefat e QSUT: Të nxjerrësh para nga gjaku i të sëmurëve është krim
- Onkologjiku| Rama- gjykatësve: Mos lejoni banalizimin e veprimtarisë kriminale
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)