“Onkologjiku”| Rama- gjykatësve: Mos lejoni banalizimin e veprimtarisë kriminale
Kryeministri Edi Rama i cili ishte këtë të hënë në një mbledhje me shefat e QSUT, i bëri thirrje gjykatësve të mos e relativizojnë e të mos lejojnë banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Duke kërkuar që të gjithë mjekët të përfshirë në skandal të marrin dënimin e merituar.
“I bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojë relativizimin e asaj veprimtarie kriminale siç ka ndodhur jo njëherë në të kaluarën, kur gjykatës të caktuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda sot edhe gjithë ditën, ndërsa ne duhet dhe do të vazhdojmë punon tonë.
Jo vetëm me masat që paralajmëroi ministrja e shëndetësisë, por ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në Ministrinë e Shëndetësisë, i ngritur menjëherë pasi morëm dijeni për veprimtarinë e grupit keqbërës në Onkologjik, janë hapa të duhur në drejtimin e duhur”,-tha Rama.
Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për mjekë të spitalit onkologjik.
- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
- Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
- Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
- Halil Gashi
- Florian Marku
- Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.
Mjekët nuk i ofronin shërbimin pacientëve me tumor duke i drejtuar ata drejt klinikave private.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)