Policët 12-orë në punë, kreu i sindikatës: Nuk janë efikasë, urdhri i paligjshëm

2 Korrik 2024 | 17:04

Punonjësit e policisë përveçse nuk do të bëjnë pushime gjatë verës, ata janë të detyruar që gjatë kësaj periudhe të punojnë 12 orë në ditë. Një mbingarkesë e tillë bën që ata të mos jenë efektiv në kryerjen e detyrës.

“Asnjë punonjës policie nuk detyrohet nga askush që të punoj mbi 10 orë, por në qoftë se kanë nevojë institucionet që t’i nxjerrin punonjësit e policisë mbi 10 orë punë, punonjësit të policisë i ofrohet një deklaratë dhe duhet ta firmosë deklaratën që jam dakort të punojë dhe kjo i paguhet menjëherë. Një punonjës nuk mund të punojë më shumë se 10 orë. Çdo punonjës që punon mbi 10 orë do të thotë që nuk ka efektivitet. Kjo mbikangerkesë ndër vite ka ndikuar tek shëndeti fizik dhe mendor i punonjësve të policisë. Niveli i stresit është mbi 60%.”, tha Sadedin Fishta, Kryetari i Sindikatës së Policisë

Urdhri i firmosur nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku është në kundërshtim me kodin e punës.

“Është shkelur Kodi i punës sepse jemi në një tjetërsim me anë të një vendimi të Kodit të punës dhe të shprehjes që ka leje vjetore të ndara në dy pjesë. Nëse ndalohen disa muaj për të marrë leje vjetore atëherë do të thotë që je në shkelje të hapur të Kodit të Punës sepse po i vendos kufizime dhe poi a shtyn për një periudhë tjetër. Është problematike e lidhur me orët shtesë që kanë punonjësit e policisë, e lidhur dhe me problematikat e tjera që ata hasin çdo ditë me vështirësitë, me mosmarrjen e dietave, me problematikat që kanë në rrugë me trafikun e rënduar, e gjithë kjo bëhet një situatë komplekse, stresuese dhe problematike”, tha jursti Redi Ramaj

Pjesa më e madhe e tyre kanë prenotuar prej muajsh, por një vendim i tillë përkthehen në para të shkuara dëm.

“Kemi bërë prenotime për pushime, kemi paguar që në muajin Maj dhe na pezulluan lejet e zakonshme. Kush mi kthen lekët?”, tha njw efektiv policie.

Problematike në radhët e policisë vijon të mbetet pagesa për orët shtesë.

“Të përballosh një ngarkesë të tillë me një numër kaq punonjësish është sakrificë. Të njëjtën sakrificë duhet të bëj edhe qeveria. Financat janë të prapambetura, rrijnë me 6 muaj- 1 vit presin t’iu vij fondi apo të sigurojnë fonde.

Duhet ta trajtosh financiarisht dhe këto janë probleme që sjellin uljen e perfomancës në punë, ulin aktivitetin në punë, bëjnë që edhe sëmundshmëria në radhët e policisë të jetë e lartë.

Një pjesë e punonjësve të policisë nuk po shpërblehen sepse qenkan brenda juridiksionit të drejtorisë vendore dhe nuk shpërblehen për largësinë kur kalojnë 30 km.

Rritja e pagave në raport me vendet e tjera, ne jemi sërish nga fundi. Rritja është shumë e madhe, por kemi vite që nuk kemi ecur në rritje siç kanë ecur vendet e tjera si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi”, tha Fishta.

Deri më 15 shtator të gjithë policët do të jenë në gatishmëri në shërbim të uniformës blu për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026