Reshje të dendura shiu në Korçë, vështirësi në qarkullim

2 Korrik 2024 | 18:05

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Korçës dhe fshatrat përreth.

Reshjet me intensitet të lartë shiu kanë bërë atë që ujërat të dalin mbi sipërfaqe e rrugëve në veçanti në unazën e këtij qyteti duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Në zonat periferike të qytetit të Korçës ka pasur edhe breshër por deri tani nuk janë raportuar dëme në frutikulture dhe në bimët prashitëse.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër edhe në Ersekë por dhe fshatra të Korçës, duke shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026