Zbardhen emrat: Kush janë 6 personat e tjerë në masë sigurie bashkë me Beqajn
Euronews Albania ka siguruar emrat e të gjithë personave për të cilët është lëshuar një urdhër-ndalim nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të operacionit që çoi në pranga ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 3 masa sigurie “Arrrest me burg” për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.
Ndërkohë që masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” është aplikuar për shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini. Sakaq në “Detyrim paraqitje” janë lënë shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se arrestimet lidhen me hetimet e kryera për abuzimet e kryera me fondet e SASPAC, gjatë kohës që Beqaj ishte në krye të kësaj drejtorie.
Ish-ministri i Shëndetësisë dyshohet se ka kryer fatura fiktive, falsifikime dokumentesh me qëllim përvetësimin e fondeve të SASPAC.
Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese, por dhe përgjime të personave të afërt të ish-ministrit.
Beqaj doli në komunikime me vartës të tij ku kryente biseda që lidheshin me “kopsitjen” e letrave dhe praktikave për përvetësimin e fondeve.
Sipas SPAK, ish ministri ka komunikuar me shtetasin Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR. Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani.
Dyshohet se Kurtulaj menaxhonte një restorant i cili dyshohet si pronë e fshehur e Beqajt dhe ku priteshin fatura fiktive.
Gazetari i Euronews Albania tha se operacioni është ende në vijim e sipër, ku agjentët e BKH po kryejnë kontrolle në zyrat e SASPAC, por dhe ambiente të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon