“PS është rëndë e goditur sot”, Manjani: Ramës me burgosjen e Beqaj i shtohen votat 

4 Korrik 2024 | 22:56

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se me burgosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj PS është goditur rëndë.

Manjani u shpreh se kjo goditje ashtu si edhe të tjerat, në fakt i shtojnë votat Edi Ramës, sepse ky i fundit sipas tij, e ka barazuar politikëbërjen me SPAK dhe çdo arritje tëtij e shet si të vetën.

“Jo vetëm për shkak të Beqajt, por është e goditur me “shpërthim të kontrolluar, sa më shumë goditet aq më shumë shëndet politik i bëhet Ramës, i shtohen votat. Ky është defekti i sistemit tonë politik, që e ka bazuar politikëbërjen me SPAK dhe në këtë kurth e ka futur qëllimisht Rama, qëkur tha: o më provoni fajësinë ose më lini këtu ku jam. Ky nuk është qëllimi i politikës. Dhe kushdo që e ‘ha’ nga drejtësia e ka nga Rama, dhe kjo është e ngjashme me drejtësinë e Enver Hoxhës”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026