Gjinekologu: Vetëm 2% e grave i ruajnë qelizat staminale të fëmijëve në Shqipëri

5 Korrik 2024 | 09:23

Mjeku obstetër gjinekolog ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku tha se në vendin tonë deri më tani vetëm 2% e grave i ruajnë qelizat staminale.

Ai tha se ato kanë një sërë benefitesh për personin nga i cili merren, por edhe për të afërm të rrethit të ngushtë.

“Kohëruajtja e qelizave staminale, është deri më tani 20 vite. Brenda 20 viteve ka ndryshuar edhe sistemi, nuk ruhen më qeliza, por mund të përpunohen edhe ato që janë. Të ardhmen pak e kemi dëgjuar se duke qenë një popull i vogël, deri më tani vetëm 2-3% e grave i ruajnë qelizat staminale”,-tha obstetër gjinekologu Astrit Bimbashi.

I pyetur se për çfarë mund të përdoren qelizat staminale, Bimbashi tha:

“Fillimisht janë kuruar sëmundjet e gjakut te fëmijët. Leucemitë te fëmijët, aty jep rezultate shumë të larta. Para covidit filluan të prodhonin edhe zorrë. Pas covid-it pati një lloj tërheqje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024