“Qeveria teknike, zgjidhja e vetme”, PD mbledh në selinë blu partitë aleate

5 Korrik 2024 | 16:32

Një javë përpara protestës kombëtare të njoftuar më 11 korrik, Partia Demokratike ka thirrur këtë të premte në selinë blu, drejtuesit e disa partive të vogla aleate.

Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se bashkimi i çdo fraksioni dhe zëri opozitar është shumë i rëndësishëm. Sipas tij pjesëmarrja në 11 korrik e qytetarëve është një mesazh për qeverinë se populli kërkon ndryshimin.

“Sot miq, çdo shqiptar ka arsye të protestojë. Sot çdo i ri dhe e re do ftohet në protestën e PD dhe opozitës së bashkuar”, tha Noka.

Noka tha se tubimi i 11 korrikut do të jetë vetëm fillimi i një aksioni që si kërkesë kryesore do ketë administrimin e zgjedhjeve të ardhshme me një qeveri teknike

“Kjo protestë do çelë siparin e reagimeve për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi. Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026