Humbja më e thellë në 200 vite, si u dërrmua në zgjedhje partia e Sunak në Britani
Partia Laburiste ka shënuar një fitore spektakolare në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e enjte në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjithçka ishte e pritshme pasi fitorja në përmasa të tilla ishte parashikuar nga sondazhet paraprake të publikuara para zgjedhjeve.
Ish-kryeministri Rishi Sunak dhe Partia Konservatore shënuan humbjen më të thellë në historinë gati 200 vjeçare të kësaj force politike, që nga krijimi i saj në vitet 1830.
Kryeredaktori i Departamentit Digjital në Euronews Albania, Franc Mërkuri bëri dhe një pasqyrim të rezultatit të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.
Laburistët kanë siguruar 412 mandate, nga 326 që nevojiten për formimin e qeverisë në parlamentin me 650 ulëse.
Nga ana tjetër Konservatorët kanë siguruar 121 mandate, 250 më pak se në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2019.

Britania e Madhe ka një model ekselent të funksionimit të demokracisë, ku nuk ka një periudhë të caktuar të trazicionit të pushtetit, nga njëra forcë politike te tjetra.
Menjëherë pas dhënies së dorëheqjes si kryeministër nga Rishi Sunak, kemi një kryeministër të ri brenda pak orësh. Pas takimit me Mbretin Charles Keir Starmer mori autorizimin për forimin e qeverisë.
Gjatë fundjavës udhëheqësi i ri do të përmbushë emërimin e kabinetit qeveritar, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në rolet me më pak përgjegjësi.
Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit.
Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.
Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

Cilat janë politikat e Keir Starmer? Disa nga zotimet:
– Kujdesi shëndetësor: Shkurtimi i listave të pritjes së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, ku do të ofrohen 40,000 takime të tjera çdo javë.
– Emigrimi: Do krijohet një ‘komandë e sigurisë kufitare’ për të ndaluar bandat e trafikantëve që organizojnë kalime të njerëzve me varka të vogla drejt ishullit.
– Strehimi: Do ndërtohen 1.5 milionë shtëpi të reja duke reformuar ligjet e planifikimit dhe do vendoset një skemë përtë lehtësuar blerësit për herë të parë të një shtëpie të re.
– Arsimi: Lehtësim i taksave për shkollat private.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset