“Vetëm ti do të jesh shpëtimtari i trupit tim”- Poçari tregon historinë e pazakontë

6 Korrik 2024 | 19:04

Mjeshtër Ligori, i cili i ka kushtuar gjithë jetën e tij punimeve të baltës, tregoi në një intervistë për emisionin Real People, një histori të pazakontë.

Ai tha se një burrë nga Fieri i kërkoi atij t’i bënte dy punime balte, një tigan e një tenxhere për shak të gjendjes së tij shëndetësore. Ishte mjeku ai që i sugjeroi burrit nga Fieri prodhimet e baltës, ndërsa shpëtimi i trupit të tij duket se ishte në duart e mjeshtër Ligorit.

Mjeshtri shtoi se enët e baltës duhet të jenë më të mira për trupin e njeriut se ato metalike.

“Po të tregoj një rast që ishte një nga Fieri, i cili më thotë nëse bëja prodhime balte.

“Unë dua të bëj një tenxhere balte dhe një tigan prej balte”, më tha. Unë i thashë: “Tenxheren ta bëj, por tiganin nuk mund të ta jap të garantuar pasi nuk e di si do dali. Më tha: “Vetëm ti do jesh shpëtimtari i trupit tim”. Thashë unë çfarë po thotë ky. Nuk e imagjinoja çfarë po thoshte.

Më pas më tha që “ishte i sëmurë dhe doktori e kishte këshilluar të hante vetëm në enë balte”. Çdo ushqim duhet ta hante në enë balte. “Meqenëse qenka puna kështu”, i thashë, “do t’i bëj unë pa lekë”. Njerëzit përpara me enë balte hanin, plaku im është 94-vjeç”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026