Ndryshimi i herësit dhe vota e diasporës, PS depoziton projektligjin e zgjedhores

8 Korrik 2024 | 11:50

Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme në Kuvend një projektligj për ndryshimet zgjedhore, që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që janë detyrim për Kuvendin.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se propozimi i këtij projektligji është bërë në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut.

Po ashtu bë projektligj përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Gjithashtu, në projektligj është edhe propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.

Miratimi kërkon 84 vota. Kujtojmë se PS deri tani, pa opozitën ka arritur në 82 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026