Beleri kërkon në gjykatë pezullimin e dekretit të Begajt për zgjedhjet në Himarë
Fredi Beleri i ka kërkuar Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës.
Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Blerit si kryebashkiak i Himarës.
Beleri ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka kërkuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë pezullimin e zbatimit të dekretit presidencial deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo kërkesë është bazuar në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kodit Zgjedhor dhe Kodit të Procedurave Administrative.
Kërkesa që i është dërguar gjykatës, një kopje e të cilës është shpërndarë në media, ka për objekt “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Beleri është arrestuar më 12 maj 2023 dhe aktualisht vuan dënimin me burg për korrupsion aktiv në zgjedhje, bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dënimi me dy vite burgim është konfirmuar edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
KËRKESA E BELERIT:
Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Para ngritjes së padisë, kërkuesi i drejtohet Gjykatës me kërkesë për sigurimin e padisë, pezullimin e zbatimit të aktit administrative, Dekret i Presidentit të Republikës nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”
Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kunder vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 164/2 të ligjit nr. nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative.
Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualisht është i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024 me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpalli dhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet 5 ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm në kuptim të neneve 133/1 dhe 164/2 të ligjit nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës