Ligji i luftës, Spiropali: Greqia vend mik, nuk reflekton marrëdhëniet tona
Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua këtë të martë rezoluta e propozuar nga PDIU që Kuvendi i Shqipërisë t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës.
Bëhet me dije se dakordësi për deklaratën u arrit edhe nga dy forcat më të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua dhe për një datë, ku u ra dakord që debati në lidhje me këtë propozim të mbahet në seancën e datës 18 korrik.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali tha në një deklaratë për mediat se qeveria shqiptare e ka shprehur prej kohësh, edhe me homologët e tyre grekë absurditetin e këtij ligji, që siç tha duhet të abrogohet.
“Është ligj, absurd i dalë kohe, në takimet tona me përfaqësues të qeverisë greke e kemi bërë prezent qëndrimin tonë. Rezoluta shpresojmë të marrë aprovimin e gjithë parlamentit se Greqia është një vend mik, Greqia është edhe aleat për integrimin tonë në BE. Ky ligj nuk reflekton as marrëdhëniet me dy shteteve, as qeverive”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve