EKSKLUZIVE/ Si dështuan negociatat e Sylvinho në Portugali, braziliani pret një…
Ecuria pozitive me kombëtaren shqiptare bën që Sylvinho të jetë në krye të merkatos së trajnerëve, me brazilianin i cili aktualisht vijon i qetë pushimet, ndërsa nuk ka firmosur ende rinovimin me kuqezinjtë.
Pak ditë më parë, Euronews Albania raportoi për interesin e Estoril Praia, ndërsa burime nga kampionati portugez, i thanë gazetarit Enriko Gabaj se palët dështuan në arritjen e një marrëveshje. Shkak është bërë paga e lartë e 50-vjeçarit, e cila nga drejtuesit e Estoril u cilësua e lartë, duke kërkuar një ulje të ndjeshme të saj.

Një tjetër burim deklaroi ekskluzivisht për gazetarin e Euronews, Enriko Gabaj, se Sylvinho ka si synim qëndrimin në Portugali, aty ku ekipi i preferuar prej tij është Sporting Lisbon. Problem mbetet trajneri Ruben Amorim, pasi largimi i këtij të fundit do t’i hapte vendin brazilianit, që po qëndron pas kuintave. Paga e Sylvinhos bashkë me stafin është e përballueshme nga 20 herë fituesit e kampionatit portugez.
Sylvinho ishte shumë pranë marrjes së ekipit, por dështimi i marrëveshjes mes Amorim dhe Liverpool bëri që braziliani të mos emërohet. Amorim po ashtu kërkon një aventurë të re, e në rast largimi, Sylvinho mund të konsiderohet trajner i Sportingut të Lisbonës.
Po ashtu, Euronews Albania mëson se Sylvinho ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim në Shqipëri, por sigurisht me kushte të përmirësuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në