Rinisin flukset e emigrantëve nga Afrika, 2 mijë mbërrijnë çdo muaj në brigjet greke
Më shumë se 2 mijë emigrantë mbërrijnë çdo muaj në brigjet greke nga vendet e Afrikës dhe Azisë. Autoritet greke thonë se synimi i tyre janë vendet e Europës Veriore.
Gjatë javëve të fundit, autoritet greke kanë njoftuar për një rritje të numrit të emigrantëve nga Afrika e Veriut dhe vende tjetër. Synimi i emigrantëve është mbërritja në brigjet greke për të vijuar më pas drejt vendeve të Europës Veriore.
Ditën e djeshme, një anije me më shumë se 300 emigrantë në bord është ndaluar nga autoritet në jug të Greqisë.
Anija u ndalua në afërsi të Kretës dhe në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë anije të marinës greke, si dhe disa anije civile që u kanë ardhur në ndihmë.
Autoritet thanë se nuk ka pasur të lënduar mes 300 pasagjerëve. Pas ndalimit kanë nisur proceduat e identifikimit të emigrantëve.
Mediat greke shkruajnë se origjina e emigrantëve është nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Emigrantët paguajnë më shumë se 10 mijë dollarë për të mbërritur në brigjet e Europës. Mesatarisht në brigjet greke gjatë një muaji zbarkojnë 2 mijë deri në 4 mijë emigrantë.
LEXO GJITHASHTU:
- A do t’i deportojë emigrantët në Ruandë? Kryeministri i ri britanik merr vendimin
- Nxirren nga Atlantiku trupat e 89 emigrantëve të mbytur
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut