“Saranda me sy nga italianët”, gazetarja: Turistët nuk po shpenzojnë para këtë vit

9 Korrik 2024 | 21:33

Turistët në Sarandë duket se po shpenzojnë më pak krahasuar me një vit më parë. Kështu tha gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, për “Now me Erla Mëhillin”.

Ajo gjithashtu tha se për korrikun ka një rënie të numrit të turistëve, të cilët janë 40% më pak se vitin e shkuar, ndërsa shtoi se tashmë operatorët turistik i kanë sytë nga italianët dhe shqiptarët e diasporës, këta të fundit janë edhe turistët që shpenzojnë më shumë para.

“Këtë vit duke u ndalur te muaji korrik, 15 ditëshi i parë i ka lënë pak në shok operatorët turistik. Nuk ka prenotime. Prenotimet në këtë periudhë janë 40% më pak se një vit më parë. Flasim për periudhën 1-15 korrik, si rezervimet dhe prezenca turistike është më e pakët. Një pjesë e mirë e hotelierëve dhe operatorëve turistik i kanë sytë nga italianët. Italianët janë të njohur për muajin gusht, pasi në Sarandë janë ata që dominojnë.

Këtë vit pritet që të fillojnë nga 15-30 korriku. Kështu që një pjesë i kanë sytë nga italianët e një pjesë tjetër e operatorëve i kanë sytë nga shqiptarët e diasporës pasi ata edhe shpenzojnë më shumë. Më tepër se për mungesën e turistëve operatorët turistik janë të shqetësuar se turistët që po vijnë nuk po zhpenzojnë para. Këtë vit kemi më shumë turistë të pavarur që i përkasin moshave të reja të cilët preferojnë plazhe të virgjëra, marrin ushqime në supermarket dhe qëndrojnë në airbnb”,-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026