Turizmi në vend, gazetari: Shkodra me kapacitet të plotë, shumica preferon Thethin
Gazetari Teodor Gjerga tha në “Now me Erla Mëhillin” se turizmi në Shkodër, ndryshe nga jugu i vendit nuk duket të ketë ndryshime me një vit më parë.
Ai tha se hotelet dhe vendet e akomodimit janë në kapacitetet e tyre të plota, ndërsa theksoi se deri më tani më i preferuari duket të jetë Thethi.
“Velipoja është në kapacitetet e saj maksimale sa i takon rezervimeve por edhe banorëve të cilët janë rezident në këtë hapësirë turistike. Një gjë e tillë vërehet edhe në qytetin e Shkodrës edhe pse duhet të themi se turistët e huaj deri në këto momente duket të jenë më të pakët.
Megjithatë deri më tani turizmi po ecën mirë, kampione mbetet Thethi që për momentin është në kapacitete maksimale dhe është shumë e vështirë për të gjetur vend për të kaluar një natë atje. Sa i takon çmimeve, në Shkodër nuk duket të ketë një rritje e cila mund të përbëjë problem”, -tha Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump