Nuk miratohen afatet për zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Duhet të presim

11 Korrik 2024 | 15:54

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur akuzave të opozitës pas ndërprerjes së mandatit të Fredi Belerit. Kryekomisioneri deklaroi se ka vepruar drejtë në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Po ashtu Celibashi u ndalë të fliste edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Himarë dhe mos miratimin ende të afateve procedurale nga komisioni rregullator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar afatet procedurale për regjistrimin e partive dhe kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të bashkisë në Himarë. Por a do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve më 4 gusht vendimi i komisionit rregullator për të mos e miratuar këtë projektvendim. 

“Do të duhet të presim ditët në vijim se çfarë impakti ka akti i komisionit rregullator dhe mandej do duhet të presim çdo reagim tjetër qoftë juridik dhe ligjor, në lidhje me këtë çështje po dhe me çështje të tjera që lidhen përgatitjet dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës”,-tha Celibashi.

Pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, opozita hodhi akuza për mos kompetencë të këtij institucion për të vepruar, pasi sipas tyre duhet të shkarkohej nga qeveria. Për këtë Ilirjan Celibashi ka këtë përgjigje:

“Natyrisht që jo dhe për këtë kam gjithë bindjen për drejtësinë e asaj vendimmarrje dhe bazueshmërinë e asaj vendimmarrje. Për saktësi, vendimi i komisionerit shtetëror nuk është vendim për të shkarkuar zotin Belerin, nuk bazohet në ligjin për organet e qeverisjes vvendore dhe për sjelljen e përfaqësuesve të organeve të qeverisjes vendore por bazohet në ligjin e dekriminalizimit. Kemi vendosur pavlefshmërinë e mandatit të fituar”.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë rastin e kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, nën dyshimin se nuk deklaruar në formularin e dekriminalizimit hetimin nga prokuroria dhe Gjykata e Firences për trafikimin e lendeve narkotike te llojit marijuanë. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026