Drogë pranë shkollave: Kapet 1.2 kg kokainë në Tiranë, arrestohen 19 persona

12 Korrik 2024 | 13:12

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për mediat të premten se policia ka zhvilluar një operacioni të gjerë antidrogë në Tiranë, ku janë lëshuar 24 urdhër arreste.

Gjatë hetimit 3 mujor u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve, për 19 prej të cilëve është ekzekutuar masa e sigurimit arrest me burg ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Vocaj bëri me dije se këta shtetas hpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente në tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi. Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve). Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek. Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;  qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;  12 celularë;  5 automjete; shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente në tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës”, tha Vocaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026