Temperaturat deri në 40 gradë, AKMC apel qytetarëve për kujdes: Nëse shihni zjarr…

12 Korrik 2024 | 15:11

Ditët e fundit i nxehti ka pushtuar vendin tonë, por edhe rajonin e Europën.

Përmes një njoftimi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius, çka krijon kushte të favorshme për zjarre në pyje e zona rurale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile u bën thirrje qytetarëve se nëse shohin zjarr apo tym, të lajmërojnë menjëherë në numrin e Shërbimit Zjarrfikës, 128 ose 112.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

🔴⚠️Kujdes nga 🌡Temperaturat të Larta në Ditët e Ardhshme.

Bazuar situatës së krijuar nga 🔥zjarret në pyje, nisur nga parashikimi në buletinin e  🇪🇺Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe institucionet shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.,  🚨 Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët dhe institucionet për rrezikun e 🌡temperaturave të larta në ditët në vijim, të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 🌡 40°C, çka krijon kushte të favorshme për zjarret në pyje dhe zona rurale.

☎️ Raportoni Çdo Incident

Nëse vini re 💨tym apo 🔥zjarr, raportojeni menjëherë te shërbimi i zjarrfikësve në numrin 128 ose 112.

🙏Zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe ambientin. Bashkëpunimi i çdo qytetari është i rëndësishëm për të siguruar një sezon veror të sigurt dhe të qetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026