I përfshirë në trafikun e drogës/ Kush është personi i arrestuar për vrasje në Greqi

12 Korrik 2024 | 15:41

Agjentët e Antidrogës së Tiranës kanë arrestuar 19 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Uniformat blu sekuestruan 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis.

Mes të përfshirëve në trafikun e dogës ishte dhe Armando Xheladini , i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.

“Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis, 12 celularë, 5 automjete, shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Hetimet kanë zgjatur tre muaj deri në sigurimin e provave për dokumentim e kësaj veprimtari të paligjshme.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026