I nxehti në Kosovë| Ministria e Shëndetësisë urdhëron kufizim të orarit të punës
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 13 deri më 20 korrik, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.
Sipas një vendimi të publikuar nga Ministria të premten në Facebook, gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre.
Temperaturat të premten arritën deri në 36 grandë në Kosovë dhe pritet që kjo valë e nxehtësisë të vazhdojë së paku edhe një javë.
Punëtorët me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë, tha ajo.
Vendimi ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura gjatë nga ora 11:00 deri në orën 17:00 në të gjithë territorin e vendit.
Ministria tha se, varësisht se si do të jenë temperaturave gjatë këtij muaji dhe muajit gusht, ajo mund të ndërmarrë masa të tjera.
“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i udhëzoi qytetarët këtë javë që të mbrohen nga vala e nxehtësisë.
“Vala e të nxehtit që po dominon këtyre ditëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme”, tha IKSHPK.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 09:46 Misteri i vdekjes së Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 09:20 Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut