Komuniteti Politik Evropian mblidhet në Britani, pjesëmarrës dhe kryeministri Rama
Pas samitit të NATO-s të zhvilluar në Washington, disa nga liderët europianë javën e ardhshme në datat 14 dhe 18 korrik do të takohen në Britani të Madhe. Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Lajmi është konfirmuar nga media britanike The Guardian e cila shkruan se kryeministri i ri Britanik do të presë mbi 50 liderë në përpjekje për të forcuar edhe më shumë raportet e Londrës në arenën ndërkombëtare.
Mes liderëve të ftuar është edhe kryeministri Rama por edhe liderë të Kosovës, Serbisë, Norvegjisë Islandës, Gjeorgjisë dhe Turqisë. I vetmi që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen është presidenti turk Erdogan.
Sipas medias britanike pjesëmarrës pritet të jetë edhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky.
Teksa është duke u përgatitur për Samitin kryeministri britanik, Keir Starmer, u shpreh se Europa është duke u përballur me disa nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.
Ukraina do të dominojë diskutimin me liderët, të cilët më pas do të ftohen të bashkohen me tre grupe pune të përqendruara të mbrojtja dhe demokracia, të cilat do të përfshijnë sesione mbi krizën e dezinformimit, energjinë dhe migracionin. Gjatë kohës që do të zhvillohen këto takime siguria në Oxfordshire do të jetë në nivele të larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)