Mediat në Malin e Zi: Ish-Presidenti Gjukanoviç u informua se do i bënin atentat
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat.
Lajmin e kanë konfirmuar burime nga zyra e tij për “Vijesti”. Ndërkohë nga Drejtoria e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë për “Vijesti” se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviç.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” lidhur me këtë çështje.
“Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me atë informacion ka njoftuar autoritetet shtetërore”, janë përgjigjur nga zyra e Gjukanoviçit në pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e ka informuar atë se siguria e tij ishte në rrezik, pra se atij i bëhet atentat.
Ndërkohë nga zyra e tij nuk janë përgjigjur se nga kush dhe kur Gjukanoviçit i janë dhënë këto informacione.
Një burim i afërt me Gjukanoviç tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.
“Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin. Me rregullore, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë”, njofton Drejtoria e Policisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a është rritur siguria e Gjukanoviçit, zyra e tij ka njoftuar se ajo është reduktuar.
“Ndryshimet e sigurisë në atë periudhë kanë ndodhur deri në atë masë sa që siguria në vendbanimin e ish-presidentit është hequr me kalimin e ditëve”, thuhej më tej nga zyra e tij.
Ata gjithashtu theksuan se shërbimet malazeze të sigurisë nuk e kanë thirrur Gjukanoviçin apo koordinatorin e tij të sigurisë për intervistë, për të vënë në dukje rrezikun e mundshëm.
“Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, kanë thënë për “Vijesti” nga zyra e Gjukanoviçit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në