Dosjet e nxehta mbi tavolinën e Altin Dumanit: Kush ka tentuar të fshehë gjurmët
Gazetari Ardit Hoxha tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se pyetjet e deputetëve të opozitës ishin më të shumta drejtuar kreu të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit 220 minutësh në Kuvend.
Ai tha se pyetjet më të shpeshta kishin të bënin me aferar korruptive si inceneratorët, por edhe të tjera si çështja Berisha apo ajo që ka të bëjë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Për Berishën kishte interes të shtuar nga deputetët e PD, kërkon të dinin nga Dumani pse mbahet në arrest shtëpie kur nuk ka një akuzë zyrtare duke e cilësuar masën ndaj tij si politike dhe jo penale. Edhe akuza e opozitës ndaj kryebashkiakut të Tiranës ishte një nga temat e preferuara të opozitës, Dumani u tregua hermetik duke iu shmangur përgjigjeve të drejtpërdrejta. Korrupsioni intelektual për Dumani janë akuzat ndaj të hetuarve, të akuzuarve apo të arrestuarve me kollare, zyrtarë apo ish-zyrtarë. Dumani e cilësoi këtë si niveli më të vështirë të krimit për t’u hetuar pasi sipas tij një intelektual para se të bëjë veprën penale ka marrë parasysh të gjitha hetimet, ndaj e ka cilësuar edhe më të vështirin për t’u provuar”, tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës