Gazetarja Llabani: Tani që ’21 Janari’ shkoi në SPAK, do ketë njerëz që do pendohen
Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se tani që dosja e ’21 Janarit’ (ku u vranë 4 protestues) shkoi në SPAK, do të ketë njerëz që do të pendohen dhe do të tregojnë gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nga hetimet e SPAK për ’21 Janarin’ do të rrezikojnë njerëz që kanë pushtet.
Ajo tha gjithashtu se besonte se më në fund pas 13 viteve do të ketë qartësi dhe vërtetësi se përse ndodhi ’21 Janari’.
“Gjatë një bisede për të kuptuar se çfarë ka më tepër në dosje, ajo që unë perceptova nga gjithë shpjegimi juridik në dosje ishte fakti që nëse kjo dosje shkon në SPAK, sepse aty do të rrezikojnë më shumë dhe do rrezikojnë njerëz që kanë pushtet, atëherë do të kemi patjetër njerëz që do të pendohen. Do të tregojnë arsyet për të cilat ndodhi kjo ngjarje. Unë mendoj se pas 13 vitesh do të ketë një qartësi dhe vërtetësi se përse ndodhi kjo ngjarje”, tha Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar