Shefja e SHISH: U kundërvumë ndaj operacioneve armiqësore nga spiunazhi rus e serb

17 Korrik 2024 | 16:39

Shërbimi Informativ Shtetëror ka zbuluar operacione kundër Shqipërisë nga inteligjenca ruse dhe serbe.

Informacioni ju dha Kuvendit të Shqipërisë nga drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e cila raportoi në Komisionin e Sigurisë.

“Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë.”-tha ajo.

Në pjesën e shkurtër të raportimit me dyer të hapura, Hyseni tha shërbimet sekrete kanë ndihmuar policinë dhe prokuroritë të luftojnë krimin.

“Kemi rritur bashkëpunim dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore, si me SPAK, BKH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera.” –përfundoi Hyseni.

Mbledhja e komisionit të sigurisë vijoi me dyer të mbyllura, për arsye të sekretit që SHISH mbart në këtë raportim vjetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026

Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë

Një 10-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në Ujin e Zi në qytetin e Këlcyrës. Situata është parandaluar nga një banor i zonës, teksa të miturën...
21:47 | 20/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...
21:13 | 20/07/2026