37 mld për të shpëtuar Ballkanin, BB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë ekonominë
Ballkanit Perëndimor i duhen 37 miliardë dollar për të shpëtuar nga efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës. E thotë një raport i fundit nga Banka Botërore, i cili shpjegon se investimet duhet të shtrihen në një hark kohor 10-vjeçar për të parandaluar humbjet në njerëz dhe në pasuri të shkaktuara nga ngrohja globale.
Sipas raportit rajonal të zhvillimit, ekonomia dhe prodhimtaria e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë dëmtuar seriozisht nga fenomene si përmbytjet masive, zjarret dhe thatësirat. Vetëm në 2021, janë regjistruar 1500 zjarre shkatërruese në shtetet e rajonit, shifër 21% më e lartë krahasuar me 10-vjeçarin e fundit.
Raporti nënvizon se investimet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të katërfishonte mirëqenien ekonomike.
Konkretisht, raporti thotë se në bazë të një analize multi sektoriale, vendit tonë i duhen 6 miliardë dollarë për të krijuar një paketë fillestare ligjore dhe investimesh për të përshtatur tranzicionin e gjelbër, i treti në renditje krahasuar me vendet e tjera, ku Serbia kryeson me një buxhet më të lartë prej 9.5 miliardë dollarë.
Përdorimi sa më i gjerë i energjive alternative si energjia diellore, hidrike apo e erës deri në shkallën 95% do të arrinte nivelin zero të emetimeve të gazrave serrë në vitin 2050.
Sa i takon emetimeve në rajon, Shqipëria është në avantazh. Përdorimit i lartë të energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet, e rendit vendin tonë të fundit për gjurmën më të ulët të emetimeve, ndërkohë Serbia është e para dhe përgjegjëse për më shumë se gjysmën e emetimeve totale të gazrave serrë në gjithë rajonin.
Megjithatë, kur flitet për transparencë dhe implementimit të strategjive pro klimës, Shqipëria reflekton një mungesë të lartë ndërgjegjësimi bashkë me Kosovën. Raporti thotë se institucionet shtetërore të auditimit dhe gjykatat nuk janë të sensibilizuara dhe nuk po zbatojnë veprimet për klimën.
Bashkë me to edhe sektori privat, ku në një anketë nga banka botërore, 86 për qind e firmave në Shqipëri nuk përmendën mjedisin apo çështjet klimatike në objektivat e tyre strategjikë.
Raporti thekson se një pjesë e konsiderueshme e financimit mund të vijë nga sektori privat. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshtatin një kuadër ligjor të sigurt dhe tërheqës, për të nxitur një ekonomi sa më të gjelbër.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.