Gjiknuri nxjerr live dokumentin: Çfarë më ka ardhur për votën e diasporës

17 Korrik 2024 | 22:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri debatoi me gazetarët Enton Abilekaj dhe Esiona Konomi në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me formulën e propozuar nga mazhoranca për votën e diasporës.

Gjiknuri u shpreh se propozimi që parasheh të drejtën e votës për ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendin dhe kanë një adresë rezidente, është mbështetur në draftin e shoqatave të diasporës.

“Do votojnë njerëzit që kanë një adresë se atyre do ju çohet një zarf, a ka ndonjë vend të botës ku njerëzit votojnë fluid, ka një adresë, ka një qëndrim, ka një arsye që rri jashtë ai. Çdo qytetar shqiptar që ka të drejtë vote që jeton jashtë , 6 muaj apo 5 vjet, që ka një adresë atje ku do i shkojë një zarf… Ka integritet procesi zgjedhor, çdo njëri ka një adresë, e deklaron, do merrem me ata qytetarë, legal ilegal që ka një adresë dhe zbatohen kriteret e ligjit, ka të drejtën të votojë. Kemi marrë propozimin  e shoqatave të diasporës. Po të të nxjerr unë draftin e diasporës: zgjedhës jashtë territorit janë shtetas shqiptarë që kanë shprehur vullnetin për të ushtruar të drejtën e votës, regjistrohen sipas vendbanimit të tyre të fundit, japin adresën e tyre të rezidencës”, tha Gjiknuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Si do votojnë shqiptarët? Gjiknuri zbërthen ‘luftën’ PS-PD

Opozita hap fushatën në Himarë, kreu i OMONIA: S’kemi nevojë për jabanxhinj politikë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026