Nico Williams në qendër të merkatos! Refuzon Chelsea-n, ku dëshiron të shkojë
Pas një debutimi ëndrrash me Spanjën në kampionatin evropian, i mbyllur në fund me fitimin e trofeut, Nico Willimas po mendon për të ardhmen.
Sulmuesi i Athletic Bilbao dëshiron t’i bashkohet vetëm Barcelonës, ndërsa ka refuzuar ofertën e Chelsea. Mediat britanike konfirmojnë lajmin, me anësorin i cili ka bërë të ditur se dëshiron të mos ndryshojë kampionat, por natyrisht qëndrimi tek Bilbao është thuajse i pamundur, me Hansi Flick që e pret tek blaugranët.
22-vjeçari sic dihet ka një klauzolë prej 58 milionë eurosh, pagesë e cila është e përballueshme nga Barcelona, por në ditët në vijim pritet të shihet nëse do të arrihet akordi.
Skuadrat spanjolle vijojnë të jenë aktive në merkato, sidomos Reali i Madridit, që 2 ditë më parë prezantoi Kylian Mbappe. Galaktikët synojnë një tjetër futbollist, e bëhet fjalë për mbrojtësin anësor të Liverpoolit, TA Arnold.
Ky i fundit mbylli vitin e tij të 8-të tek “The reds” dhe është gati për një aventurë të re dhe Reali është opsioni më i preferuar prej tij. Akordi do të marrë kohë, pasi Liverpool e cilëson ndër lojtarët kryesorë të skuadrës Arnold, por ardhja e Arne Slot nuk ofron siguri për askënd, ku që prej ikjes së Klopp një pjesë e lojtarëve janë shprehur të gatshëm për tu larguar.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve