Rama i “pakënaqur” me ushqimin në Britani pas samitit: Nuk kanë faj anglezët që…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Pas përfundimit të punimeve të samitit, Rama ka ndarë dhe një “pakënaqësi” në lidhje me ushqimin në Britaninë e Madhe.
Shefi i qeverisë ka postuar në rrjete sociale një foto duke konsumuar ushqim, por me mbishkrimin: “Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!”
Konferenca e së enjtes ishte takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Komuniteti Politik Evropian është parë si një mundësi “shumë domethënëse” për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer që jo vetëm të presë liderët evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brexit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë